Këndi Amerikan në Prizren, që gjendet në Bibliotekën Ndër-Komunale të qytetit të Prizrenit, është hapur me 27 prill 2006. Ky është një partneritet ndërmjet zyrës për marrëdhënie publike pranë Zyres Amerikane në Prishtinë dhe Bibliotekës Ndër-Komunale të Prizrenit. Anëtarësia është pa pagesë dhe e hapur për të gjithë. Koleksioni përfshin libra, revista dhe DVD për Amerikën në gjuhën angleze si dhe ate shqipe. Në baza vjetore këndi organizon ngjarje siç janë ligjeratat, prezantimet, ekspozitat, orët për video filma, diskutimet, etj. Një rrjet me më shumë se 365 kënde amerikane operon globalisht nëpërmjet partneritetit ndërmjet Departamentit të Shtetit të SHBA-ve dhe organizatave përkatëse vendase. Këndet amerikane e kanë për qëllim që ta ndihmojnë bashkëpunimin në fushat e arsimit, kërkimeve dhe kulturës. Këndi amerikan në Prizren është një vendtakim për kulturën amerikane dhe ate kosovare. Një shërbim tjetër me vlerë i këndit është qasja pa pagesë në internet për hulumtime arsimore.
Ngjarjet e ardheshme
Festimi i 4 korrikut
Për ndër të Festës së Ditës së Pavarsisë së SHBA-ve, në Këndin Amerikan në Prizren u organizua një program me aktivitete të realizuara nga stafi dhe vunlletaret e Këndit Amerikan në Prizren. Programi filloi në ora 12:00 i cili u pasurua me një prezentim të shoq . . . Gjerësisht